Shkëmbim Ibra-Kaka?

Hoze Morinjo nuk e ka harruar magjinë e sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç edhe pse sezonin e fundit ai nuk e pati në dispozicion tek Interi.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, trajneri portugez ka hedhur hipotezën e një shkëmbimi mes tij dhe asit brazilian, Kaka. Tek “Merengues”, suedezi do të zinte vendin e Karim Benzema, i përfshirë nga një skandal seksual.

Nga ana tjetër, Kaka do të mbushte vendin e rezervuar për Fabregas, i cili mesa duket nuk do të lihet i lirë nga Arsenali. Mou i njeh mirë cilësitë e Ibrahimoviç, i cili mund të luajë si pyke e vetme më sulm. Për momentin as paga (12 milionë dollarë) e lojtarit nuk është një problem për skuadrën.

Agjenti Mino Raiola ka nisur kontaktet me Realin edhe pse ky operacion do jetë shumë i vështirë për t’u konkretizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*